Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndizet situata në selinë blu, Dashnor Sula kërkon largimin e Sali Berishës dhe gjithë kupolës nga baza në qendër…
Situata brenda Partisë Demokratike duket se po nxehet dita-ditës, teksa zyrtarë të lartë dhe ish-zyrtarë, themelues dhe demokratë kërkojnë “kokën” e Sali Berishës. Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, të shumtë janë ata që kërkojnë që Sali Berisha të votëbesohet, ndërsa ka nga ata që kërkojnë madje edhe largimin e tij nga drejtimi i PD. Deputeti në ikje, Dashnor Sula, i cili u la jashtë listave të kandidatëve më 11 maj, sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike. Për të demokratët duhet të zgjidhin krizën, ku propozon mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar pajtimi dhe ristrukturim të plotë nga baza deri në kupolën drejtuese. Z. Sula thekson se Berisha nuk duhet të largohet, por të jetë mbikëqyrësi i të gjithë...