Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës

Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur paraditen e sotme, 21 gusht, në SPAK. Mësohet se Arbër Veliaj do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet e dosjes “Veliaj”. Veliaj u mor i pandehur më datë 24 korrik për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurisë dhe futje e sendeve në burg.