Serbia në kaos, besnikët e Vuçiçit dalin në rrugët e 50 qyteteve, pse presidenti po synon të nisë një luftë civile

Serbia në kaos, besnikët e Vuçiçit dalin në rrugët e 50 qyteteve, pse presidenti po synon të nisë një luftë civile

Marsela SHYTIA Për progresistët është e qartë se këta janë muajt e fundit të sundimit të tyre, prandaj mjetet nuk zgjidhen më në përpjekjen e fundit për të homogjenizuar partinë dikur të madhe e cila tani është në rrëmujë. Ata nuk arrijnë ta bëjnë këtë, thonë bashkëbiseduesit e “Danas”, duke komentuar tubimin e djeshëm të anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Serbe të Përparimit në 50 vende në Serbi, në përgjigje të protestave të qytetarëve dhe studentëve. Kryetari i SNS-së, Millosh Vuçeviç, deklaron se qytetarët “ngritën kokën” sepse janë të ngopur me bllokadat, duke deklaruar se nuk duan konflikte me askënd, madje as me bllokuesit. Anëtari më i shquar i SNS-së dhe ish-presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, tha se tubimet nuk janë kundër popullit, por bllokada...