Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga qyteti në fshat, sa para më shumë do të marrin pensionistët shqiptarë nga 1 tetori, eksperti zbardh shifrat…
Nga 1 tetori, pensionistët shqiptarë do të përfitojnë një rritje mesatare prej 3.1% të pensioneve të tyre, sipas ekspertit të ekonomisë Mario Brakaj. Indeksimi i ri i pensioneve pasqyron inflacionin e çmimeve të ushqimeve dhe pijes dhe prek mbi 730,000 të moshuar në të gjithë vendin. Pensionistët urbanë do të marrin rreth 617 lekë më shumë, ndërsa ata ruralë rreth 374 lekë në muaj, shuma që do të shkojë kryesisht për ushqim dhe ilaçe. Brakaj thekson gjatë një interviste për “A2 CNN” se ndryshimi është më i dukshëm në zonat urbane, por për të gjithë të moshuarit përfaqëson një ndihmë të rëndësishme në buxhetin familjar. Kujtojmë se ky indeksim që pritet të aplikohet në vjeshtë është pjesë e politikave për të përmirësuar standardin e jetesës...