Vëllai i kryebashkiakut të arrestuar, Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

Vëllai i kryebashkiakut të arrestuar, Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

Në mëngjesin e kësaj të enjteje është paraqitur në SPAK vëllai i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Arbër Veliaj. Sipas informacioneve ai është thirrur në kuadër të hetimeve ndaj vëllait dhe familjes së tij, banesat dhe bizneset kanë qenë objekt i kontrollit të SPAK. Arbër Veliaj pritet të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni dhe është paraqitur pa avokat. Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Nga data 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të...