IKMT zbarkon sërish në Vlorë, pritet shembja e një objekti te ‘Kalaja’

IKMT zbarkon sërish në Vlorë, pritet shembja e një objekti te ‘Kalaja’

Një tjetër objekt do të shembet sot në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku vijon puna për projektin madhor të “Lungomare 3”. Prej mëngjesit, godina është rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa është vendosur shiriti i sigurisë. Shembja do të kryhet nga mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim, për shkak të ndjeshmërisë së zonës. Objekti ndodhet në zonën e njohur si “Kalaja”, ku prej ditësh ka nisur transformimi urban. Puna për prishjet dhe rikonstruksionet është pjesë e projektit të madh të Lungomares, që do të shtrihet nga Tuneli deri te Marina në Orikum, me gjatësi totale 20 kilometra. Kujtojmë se gjatë këtyre muajve, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndërmarrë një aksion për shembjen e objekteve pa leje dhe shtesave të ngritura...