Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohet në Itali një grua shqiptare, u kap me kokainë në banesën e një…
Një 51-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ndodhej në Itali pa vendbanim të përhershëm dhe që rezulton e njohur më parë nga policia, është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë. Më herët, forcat e rendit kishin ndaluar për kontroll dy burra në një automjet në komunën e Magione-s, të cilëve iu gjetën me 0,7 gramë dhe 1,3 gramë kokainë. Ata u referuan në Prefekturë si “përdorues”. Pas kontrollit të mëtejshëm në banesën e njërit prej tyre, karabinierët gjetën aty edhe 51-vjeçaren shqiptare. Në momentin që pa forcat e policisë, ajo tentoi të hidhte tre qese të vogla të mbyllura hermetikisht, të cilat përmbanin gjithsej 1,70 gramë kokainë. Nga kontrolli personal i ushtruar ndaj saj, u sekuestruan edhe 4 qese të tjera...