“Nuk mendoj se duhet ta mbajmë ne barrën”, JD Vance për çështjen Rusi-Ukrainë: Presidenti pret që Evropa të luajë rolin kryesor këtu

“Nuk mendoj se duhet ta mbajmë ne barrën”, JD Vance për çështjen Rusi-Ukrainë: Presidenti pret që Evropa të luajë rolin kryesor këtu

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance thotë se vendet evropiane do të duhet të paguajnë “pjesën e luanit” të kostove për garancitë e sigurisë së Ukrainës. Garancitë e sigurisë i referohen angazhimeve të aleatëve ukrainas, për ta mbrojtur atë në rast se Rusia nis një pushtim tjetër pasi të arrihet paqja. Është një nga prioritetet kryesore të Ukrainës në çdo marrëveshje dhe mbështetja e SHBA-së do të siguronte frenimin më të madh, por Donald Trump dëshiron t’ia kalojë përgjegjësinë Evropës. “Nuk mendoj se duhet ta mbajmë barrën këtu”, tha Vance për Fox News. “Presidenti sigurisht pret që Evropa të luajë rolin kryesor këtu. Pavarësisht se çfarë forme merr kjo, evropianët do të duhet të marrin pjesën e luanit të barrës ( pjesën më të madhe)”, shtoi ai....