Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, kthehet në shtëpi
Pas disa orësh mungesë që alarmuan familjarët dhe policinë, ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është rikthyer në banesë mbrëmjen e së mërkurës. Familjarët ngritën alarmin pasditen e djeshme, pasi humbën çdo kontakt me të. Ishte nëna e tij ajo që bëri denoncimin në Komisariatin nr. 1, duke shprehur shqetësimin se i biri mund të ishte arrestuar. Dyshimet u ushqyen nga një mesazh që Shima i kishte dërguar një të njohuri, ku aludonte se po merrej nga policia. Nga verifikimet e kryera nga uniformat blu rezultoi se nuk kishte asnjë procedurë apo urdhër-arrest në ngarkim të tij. Pas disa orësh, Shima u shfaq vetë dhe deklaroi se ishte larguar drejt jugut të vendit, pas një konflikti me partneren e tij....