Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pavarësia e institucioneve në rrezik, Rama zhduk çdo agjenci të lirë dhe i vendos në varësi të qeverisë
Dalin të tjera detaje nga ligji i ri i qeverisë për administratën shtetërore. Dje publikuam një pjesë të tij, ku përcaktohej se tani do të ketë institucione edhe në varësi të drejtpërdrejtë nga kryeministri, gjë që më parë nuk ishte. Sipas përcaktimeve në relacion, ndryshimet vijnë në kuadër të shkrirjes së inspektorateve. Qeveria ka vendosur që të heqë pavarësinë për shumë agjenci, duke i shpallur si agjenci autonome apo në varësi direkte nga ministritë apo Kryeministria. Duke u bazuar te disa rekomandime të OECD/SIGMA, Enti Rregullator i Energjisë, ai i Ujit, Komisioni i Prokurimit Publik, AKEP, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Instituti i Statistikave, Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Depozitave, Autoriteti për Informacion mbi Dokumentet e Sigurisë Shtetërore, Instituti i Studimeve mbi Krimet dhe...