Aksident gjatë natës në Durrës, automjeti humb kontrollin dhe përplaset me 4 makina të parkuara

Aksident gjatë natës në Durrës, automjeti humb kontrollin dhe përplaset me 4 makina të parkuara

Mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, është regjistruar një aksident ku janë përfshirë disa automjete. Një shofer ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës së tij, duke goditur katër mjete të tjera që ishin të parkuara anës rrugës. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.