Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I tremben një pushtimi rus, vendet e BE-së i kërkojnë Trumpit të vendosë avionë luftarakë në Rumani
Vendet evropiane duan që Presidenti Trump të vendosë avionë luftarakë amerikanë në Rumani, si pjesë e garancive të sigurisë nga SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, mëson The Times. Shefa të lartë ushtarakë evropianë po diskutojnë vendosjen e avionëve amerikanë F-35 në Rumani, ku NATO po ndërton bazën më të madhe ajrore në Evropë, për të penguar Rusinë nga një pushtim i ri. Të hënën, Trump përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në terren në Ukrainë, por tha se ishte i gatshëm të siguronte mbështetje “ajrore” si pjesë e garancive të sigurisë nga SHBAa, sipas The Times. Pas atij takimi, ku morën pjesë Presidenti Zelensky dhe udhëheqës evropianë, shefat e ushtrisë u mblodhën në Uashington për të diskutuar logjistikën e mbështetjes amerikane. Gjenerali Dan...