Gonxhja: Atmosferë super në Sarandë me Solar Music Festival

Gonxhja: Atmosferë super në Sarandë me Solar Music Festival

Solar Music Festival dhuroi një superatmosferë në Sarandë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot foto nga ky festival teksa u shpreh se, për dy net radhazi, bregdeti i Jonit u ndez me ritme elektronike, drita magjike dhe energji që nuk u shua deri në orët e vona të mbrëmjes. Festivali u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e nismave që i japin turizmit veror më shumë energji, gjallëri dhe një dimension kulturor. Solar Music Festival, i cili mbahet prej disa vitesh, sjell në qytetin e bukur të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm. Ky festival është kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe...