SHBA-të lajmërojnë sanksione për dy gjyqtarë dhe dy prokurorë të Gjykatës së Hagës, Rubio: Institucioni po përdoret si armë politike

SHBA-të lajmërojnë sanksione për dy gjyqtarë dhe dy prokurorë të Gjykatës së Hagës, Rubio: Institucioni po përdoret si armë politike

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot sanksione të reja kundër dy gjyqtarëve, një francez dhe një kanadez dhe dy prokurorëve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila është bërë delja e zezë e administratës Trump. Sanksionet janë shtesë e atyre të njoftuara në fillim të qershorit që synojnë katër gjyqtarë të tjerë të GJND-së. Dhe në shkurt, SHBA-të vendosën sanksione ndaj prokurorit të GJND-së, Karim Khan. “Sot, po emëroj Kimberly Prost të Kanadasë, Nicolas Guillou të Francës, Najat Shamim Khan të Fixhit dhe Mam Madiaye Niang të Senegalit” për “pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në përpjekjet e GJND-së për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht qytetarët e Shteteve të Bashkuara ose Izraelit, pa pëlqimin e asnjërit vend”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një deklaratë....