KFOR dhe policia intensifikojnë kontrollet/ Fluturuan mbi Burgun e Sigurisë së Lartë, dyshime për dronë serbë në Kosovë

KFOR dhe policia intensifikojnë kontrollet/ Fluturuan mbi Burgun e Sigurisë së Lartë, dyshime për dronë serbë në Kosovë

Mjete ajrore që nuk i përkasin institucioneve të Kosovës e as KFOR-it para më shumë se një muaj kanë fluturuar mbi të paktën dy institucione shumë sensitive të vendit. Këta dronë që dyshohet se janë të Serbisë, kanë fluturuar mbi Burgun e Sigurisë së Lartë dhe sipas burimeve të televizionit, madhësia e dronëve, i përngjante dronëve bujqësor. Njëra ndër pikat ku dyshohet që dronët serb kanë marr pamje është edhe aeroporti i Dumoshit ku së fundmi është marr në pronësi nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kjo është njëra ndër pikat më të afërta me kufirin me Serbinë që i takon Ushtrisë së Kosovës. Dukagjini posedon këto pamje që nga fillimi i hetimit për këtë rast dhe fillimisht misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR kishte...