Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tensione në Serbi, mbështetësit e Vuçiçit mbushin rrugët kundër protestuesve
Në rreth 50 qytete të Serbisë, mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS), të Presidentit Aleksandër Vuçiç organizuan sot protesta nën moton “Qytetarët kundër bllokadave”. Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Dua jetën time përsëri”, “Dua një jetë normale“, dhe “Dua Serbinë time përsëri”, ata zhvilluan tubime si reagim ndaj protestave që janë zhvilluar muajt e fundit në vend. Sipas mediave lokale, protestat nisën rreth orës 18:30 në qytete si Pançevo, Suboticë, Leskovc, Pozharevc, Vranjë, Bor dhe Rumë. Në shumicën e qyteteve, ato përfunduan për më pak se dy orë, ndërsa në disa prej tyre pati edhe marshe protestues, si në Leskovc dhe Rumë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më herët gjatë ditës se protestat nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve, por kundër bllokadave dhe dhunës. “Ne...