Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë, diskutohet garancia e sigurisë për Kievin
Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç për të mundësuar një marrëveshje paqeje që do t’i jepte fund luftës tre-vjeçare të Rusisë kundër Ukrainës. Takimi virtual, i cili u mbajt nën drejtimin e admiralit italian Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, përfshiu 32 shefa të mbrojtjes nga vendet anëtare të aleancës dhe u zhvillua në kuadër të një nisme diplomatike të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit. Admiral Cavo Dragone përshkroi diskutimin si “të shkëlqyer dhe të sinqertë”, duke theksuar unitetin e aleancës në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën. “Fola për të falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen e tyre gjithmonë proaktive...