Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes sjell bilancin final: 2 vatra ende aktive në të gjithë vendin, po…

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes sjell bilancin final: 2 vatra ende aktive në të gjithë vendin, po…

Gjatë 24 orëve të fundit Emergjencat Civile raportojnë për 12 vatra zjarri. Aktualisht në të gjithë vendin vetëm 2 prej tyre janë aktive, në Parkun e Gërmenjit, Leskovik dhe në Lapardha, Selenicë. Aktualisht, janë aktive vatrat: Në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë – Arrëz, situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën kontroll dhe po eliminohen nga punonjësit e shërbimit pyjor. Në fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj në bashkinë e Tiranës, vatra e zjarrit është minimizuar dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar 5 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH Tiranë, 4 forca policore dhe...