Protestat në Serbi, ambasadori i BE-së bën thirrje për ç’tensionim

Protestat në Serbi, ambasadori i BE-së bën thirrje për ç’tensionim

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb, Gjuro Macut, se blloku evropian e dënon dhunën në protesta në qytetet serbe dhe bëri thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës. “Liria e shprehjes, liria e tubimit paqësor dhe liria e medias duhet të respektohen”, shkroi Von Beckeret në llogarinë e tij X të mërkurën. Ai theksoi gjithashtu se “veprimi i policisë duhet të mbetet proporcional” dhe se “përdorimi i tepërt i forcës duhet të hetohet, duke përfshirë kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve”. Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani. Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga...