Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Riaktivizohet zjarri në Lapardha
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të jetë problematike. Prej orës 09:00 të ditës së sotme deri në orën 20:00, janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim. Autoritetet bëjnë me dije se vijon të jetë aktiv zjarri në parkun natyror të Gërmenjit, ndërsa në orët e pasdites është regjistruar një vatër e re zjarri pranë tunelit të Krrabës. Po kështu është raktivizuar zjarri në Lapardha të Vlorës. Aktualisht, janë aktive vatrat: Në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë – Arrëz, situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën...