Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mblidhen shefat e NATO-s! Zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën
Shefat e mbrojtjes së NATO-s e zhvilluan të mërkurën një “diskutim të hapur” mbi garancitë e mundshme të sigurisë që mund t’ia japin Kievit për ta ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje për paqe, e cila do t’i jepte fund luftës mbi trivjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, tha një zyrtar i lartë i aleancës ushtarake. Admirali italian, Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, theksoi se 32 shefa të mbrojtjes nga e gjithë aleanca zhvilluan një konferencë me video, si pjesë e përpjekjeve diplomatike të udhëhequr nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftimeve. Ai tha u zhvillua një “diskutim i madh dhe i hapur” mes tyre. “Falënderova të gjithë për pjesëmarrjen gjithmonë proaktive në këto takime: ne jemi të bashkuar, dhe ky unitet...