Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia frenon negociatat! Ministri i jashtëm Lavrov kërkon të përfshihet edhe Kina, zhgënjehet Trump
Moska ka frenuar negociatat për paqe. Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia duhet të jetë pjesë e çdo bisedimi ndërkombëtar për garancitë e sigurisë së Ukrainës, duke e quajtur përjashtimin e Kremlinit “rrugë pa krye”. Lavrov theksoi gjatë vizitës në Jordani se përpjekjet evropiane janë një “përshkallëzim agresiv” dhe një “përpjekje e ngathët për të bindur Trumpin”. Ai kërkoi gjithashtu që të përfshihet edhe Kina si aleate e Rusisë dhe të jetë një nga garantuesit e sigurisë, duke ringjallur një propozim të vitit 2022. Deklaratat vijnë pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë se ka nisur përgatitjet për një takim mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy. Presidenti Donald Trump tha se ishte i gatshëm të lejonte një takim fillestar mes tyre pa praninë...