Situata me zjarret në vend, ende vatra aktive! Zjarrfikësit në terren në ‘luftë’ me flakët

Situata me zjarret në vend, ende vatra aktive! Zjarrfikësit në terren në ‘luftë’ me flakët

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, datë 20.08.2025, deri në orën 20:00, datë 20.08.2025, janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim. Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht:1.      Lagjja numër 1, Rrogozhinë.2.      Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë.3.      Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.4.      Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër.5.      Lagjja numër 3, Vlorë.6.      Fshati Durisht, njësia administrative Petrelë, bashkia Tiranë. Aktualisht, janë aktive vatrat: 1.      Në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë – Arrëz, situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda...