Gjykata e Bosnjës i hoqi mandatin, kur mund të mbahet referendumi për Dodik?

Gjykata e Bosnjës i hoqi mandatin, kur mund të mbahet referendumi për Dodik?

Koalicioni qeverisës i Republika Srpska ka vendosur që referendumi lidhur me vendimin e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për revokimin e mandatit të Presidentit Milorad Dodik të mbahet më 18 ose 25 tetor. Data e saktë do të përcaktohet në Vendimin për Shpalljen e Referendumit, i cili pritet të prezantohet në seancën e Asamblesë Kombëtare të Republika Srpska këtë të premte, raporton RTRS. Sipas autoriteteve, kjo periudhë lë kohë të mjaftueshme që Amendamentet në Ligjin për Referendumin dhe Iniciativën Qytetare, si dhe Vendimi për Referendumin, të kalojnë të gjitha procedurat ligjore në Parlament, Këshillin e Popujve dhe Gjykatën Kushtetuese të Republikës Srpska, në rast se ngriten çështje me interes jetik kombëtar. Vendimi vjen pas refuzimit nga Gjykata e Bosnjës...