Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Shpallet në kërkim shkodrani 47- vjeçar, i grabiti duke ia shkulur nga qafa dy varëse floriri një gruaje…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër: -shpallën në kërkim shtetasin A. C., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në lagjen “Naim Gjylbegu”, i ka marrë me forcë nga qafa, 2 varëse floriri, shtetases A. D., banuese në Shkodër. Punohet për kapjen e tij; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 41 vjeç, dhe për djalin e tij 17 vjeç, pasi dje, janë konfliktuar fizikisht me një shtetas 15 vjeçar, për motive të dobëta; -referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi E. R., 40 vjeç, banues në Shkodër, se shtetasja N. Z., banuese në Shkodër, e ka fyer disa herë, për motive të dobëta. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti,...