Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ligji për “Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, ngrihen 3 institucione të reja për sigurinë ushqimore
Foto ilustruese TIRANË- Projektligji i ri i hedhur për konsultim publik për “Kontrollet zyrtare”, parashikon një reformim të plotë në administrimin e sigurisë ushqimore në vend. Për këtë, ligji i ri parashikon krijimin e 3 institucioneve të reja që do të jenë përgjegjëse për këtë proces. Konkretisht Institucioni Përgjegjës për Kryerjen e Kontrollit Zyrtar (IPKZ); Institucioni Përgjegjës për Kryerjen e Aktiviteteve të Tjera (IPAT); Institucioni Përgjegjës për Kryerjen e Kontrollit Zyrtar në pikat e Kontrollit Kufitar (IPKPKK). Drafti përcakton rregullat e përgjithshme, parimet dhe kërkesat që lidhen me kontrollet zyrtare dhe përcakton përgjegjësitë përkatëse për të garantuar një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve. Qëllimi i ligjit është të garantojë standarde të larta të sigurisë në të gjithë zinxhirin ushqimor, nga...