Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tensione në Serbi, mbështetësit e Vuçiçit kundër protestuesve
Bota E Mërkurë, 20 Gusht 2025 21:43 Mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS), të Presidentit Aleksandër Vuçiç organizuan sot protesta nën moton “Qytetarët kundër bllokadave”. Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Dua jetën time përsëri”, “Dua një jetë normale”, dhe “Dua Serbinë time përsëri”, ata zhvilluan tubime si reagim ndaj protestave që janë zhvilluar muajt e fundit në vend. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më herët gjatë ditës se protestat nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve, por kundër bllokadave dhe dhunës. “Ne nuk jemi kundër njerëzve, është një protestë kundër bllokadave dhe dhunës”, tha Vuçiç. Studentët që prej muajsh janë në qendër të lëvizjeve kundër qeverisë, kanë reaguar ndaj protestës së mbështetësve të SNS. Përmes rrjeteve sociale, ata bënë thirrje për ta injoruar tubimin,...