Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr pranë tunelit të Krrabës, 12 vatra gjatë ditës në vend
Prej orës 09:00 të ditës së sotme deri në orën 20:00, janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim. Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, sipas të cilës vijon të jetë aktiv zjarri në parkun natyror të Gërmenjit, ndërsa në orët e pasdites është regjistruar një vatër e re zjarri pranë tunelit të Krrabës. Po kështu është raktivizuar zjarri në Lapardha të Vlorës. Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht: 1. Lagjja numër 1, Rrogozhinë. 2. Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë. 3. Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë. 4. Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër. 5. Lagjja numër...