Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U nis për t’i shpëtuar jetën turistit, mjeti i policisë aksidentohet në det
Një mjet lundrues i policisë është aksidentuar me një tjetër mjet në det pranë zonës së Jonufrës, pasi ishte nisur t’i jepte ndihmë një personi me kanoe. Gjatë rrugës drejt tij, efektivi i policisë me motor deti, është përplasur me një tjetër qytetar me motor deti. Fatmirësisht nga përplasja ka vetëm dëme të lehta. Njoftimi: Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë...