Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI, reagon Policia: Nuk është larguar nga Shqipëria
Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, mes rrethanash të dyshimta. Nëna e tij është paraqitur sot, më 20 gusht 2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin Nr.1 të Tiranës, duke kallëzuar humbjen e kontaktit me të birin, 34-vjeçarin Daniel Shima. Sakaq, burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se nga kontrolli në sistemit TIMS, Daniel Shima nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Njoftimi i Policisë Tiranë: Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për...