‘N’mujsh me andrrue, por pa u ba rob i andrrimit, n’mujsh me mendue, por pa t’u ba fiksim’

‘N’mujsh me andrrue, por pa u ba rob i andrrimit, n’mujsh me mendue, por pa t’u ba fiksim’

Poezi nga Rudyard Kipling Shqipëroi: Ag Apolloni N’mujsh N’mujsh me mbledhë mendjen kur krejt rretheqark Janë trenue e dojnë me t’ba fajtor gjithqysh, N’mujsh vetes me i besue kur s’të besojnë aspak, Por edhe dyshimin e tyne me e marrë parasysh. N’mujsh me pritë pa u lodhë prej pritjes, E kur shpifin për ty, ti mos me u ngutë, E kur t’urrejnë, ti mos me iu përgjigj nxitjes, Por pa u ba shumë i mirë, as shumë i urtë. N’mujsh me andrrue, por pa u ba rob i andrrimit, N’mujsh me mendue, por pa t’u ba fiksim N’mujsh me provu shijen e Triumfit dhe Dështimit Dhe me i trajtue si mashtrues të dy, pa dallim. N’mujsh me durue me i pa se si fjalët e...