Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Sipas tyre, kontaktin e fundit me ish-zv/drejtori e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e kanë pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia. Më pas familja është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij. Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes. Më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).