Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dron rusë në Poloni, artikulohet “Neni 5” për sigurinë, është zbatuar vetëm një herë
Një dron rus shpërtheu në territorin e Polonisë, ndërsa reagoi menjëherë ministri i jashtëm, Radoslav Sikorski, duke e cilësuar provokimin e radhës nga Moska. Po ashtu, orët e fundit mediat raportojnë se zbatimi i “Nenit 5” të NATO-s po artikulohet gjithnjë e më shumë nga liderët europianë në lidhje me Ukrainën, e cila në fakt nuk është midis 32 vendeve të aleancës. Ideja lindi më 6 mars, në Këshillin Evropian, ku kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ishte e para që u propozoi aleatëve zgjerimin e garancive të ofruara nga “Neni 5” për Ukrainën. Ky propozim është i njëjti që Trump i bëri më vonë Putinit në samitin e Alaskës. Neni 5 i traktatit të NATO-s është gurthemeli i Aleancës Atlantike. Neni 5 i NATO-s “Palët...