“Gaza do pushtohet, plani gati”, ministri i Mbrojtjes jep OK, thirren 60 mijë rezervistë

 “Gaza do pushtohet, plani gati”, ministri i Mbrojtjes jep OK, thirren 60 mijë rezervistë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz i dha dritën jeshile planeve të ushtrisë për pushtimin e Qytetit të Gazës, të cilat iu paraqitën mbrëmjen e djeshme shefi të Shtabit të IDF-së, Gjeneralit Eyal Zamir. Ofensiva është pagëzuar me emrin “Tanket B të Gideonit” në vazhdën e një operacioni të mëparshëm me të njëjtin emër, gjatë të cili forcat izraelite të mbrojtjes mësynë 75% të Rripit të Gazës në një përpjekje për ta detyruar Hamasin të pranonte lirimin e pengjeve. Përafërsisht 60,000 rezervistë izraelitë do të thirren duke filluar nga dita e sotme për ofensivën e re në Qytetin e Gazës, në varësi të miratimit nga Ministri Katz, shkruan Israel Times. Ushtarët do të marrin urdhrat e tyre nga IDF të paktën dy javë para se...