Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Angli/ Çunave shqiptarë të “pikave” të kokainës s’po i ecën mbarë, arrestime dhe dënime çdo ditë
Ata njihen në zhargonin e rrugës si ‘çunat e pikave’. Në fakt janë djem të rinj shqiptarë të cilët janë përfshirë në shitjen e kokainës me pakicë në rrugën e Anglisë. Qëllimi? Pasurimi i shpejtë fillimisht për të larë borxhet e pagesës për të hyrë në shtetin ishull ilegalisht më së shumti me kamionë duke paguar deri 20.000 stërlina. Nga një monitorin i gjykatave magjistrale të Londrës Top Channel raporton se çdo ditë në kryeqytetin britanik dalin shqiptarë të arrestuar për shpërndarje droge. Ndërkohë në gjykatat e një shkalle më sipër ato “Crown Courts” çdo javë dënohen shtetas shqiptarë për këtë vepër penale. Bashkë me dënimet ata marrin edhe urdhër dënimi nëse masa e dënimit të dhënë është mbi dy vjet. Rasti i parë, 20...