Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Protesta e rradhës në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK
Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së. Protesta do të mbahet më 14 shtator, me fillim nga ora 14:00, raporton KosovaPress. Në njoftim thuhet se protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.