Gonxhja poston fotot: Super atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival

Gonxhja poston fotot: Super atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival

Politikë E Mërkurë, 20 Gusht 2025 20:01 Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë foto nga ”Solar Music Festival” që u mbajt në Sarandë. ”SUPER atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival! Për dy netë radhazi, bregdeti i Jonit u ndez me ritme elektronike, drita magjike dhe energji që nuk u shua deri në orët e vona të mbrëmjes! Festivali u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e nismave që i japin turizmit veror më shumë energji, gjallëri dhe një dimension kulturor”,-shkruan Gonxhja.