EKSKLUZIVE/ Zhduket në mes të Tiranës Daniel Shima, ish-zv/drejtori i AKSHI-t, telefonata e fundit: Po më arrestojnë!

EKSKLUZIVE/ Zhduket në mes të Tiranës Daniel Shima, ish-zv/drejtori i AKSHI-t, telefonata e fundit: Po më arrestojnë!

daniel shima TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të kryeqytetit. Burime për ZËRI, bëjnë me dije se është denoncuar si i zhdukur Daniel Shima, ish-Zv/ Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, i larguar nga ky post rreth 2 vite më parë. Kontakti i fundit me familjen ka qenë në orën 13:30, kur Shima i ka njoftuar se ishte ndaluar nga Policia dhe ishte arrestuar. Por pasi familja ka bërë verifikimet përkatëse, ka parë që nuk ka asnjë ndalim apo arrestim me këtë emër. Në këtë moment ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij. ZËRI kontaktoi edhe me Policinë e Shtetit. Jo zyrtarisht, mësohet se Policia po heton dy pista, pengmarrjen ose një inskenim të mundshëm të zhdukjes. Burime pranë grupit...