Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plagosje me armë zjarri në Hamallaj të Durrësit/ Ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Hamallajt, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me dy plumba dhe ende nuk është bërë me dije gjendja e tij shëndetësore. Autori i dyshuar i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se ka përdorur një automjet tip “Toyota Yaris”. Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.