Plagosje me armë zjarri në Durrës, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Sherri dyshohet se nisi për një vend parkimi

Plagosje me armë zjarri në Durrës, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Sherri dyshohet se nisi për një vend parkimi

Foto ilustruese DURRËS- Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt për një vend parkimi dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i palgosur 29-vjeçari, Liridon Roda. Ky i fundit ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Mësohet se autori i dyshuar, Altin Lekegegaj, është larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Toyota Yaris” teksa është shpallur në kërkim nga policia. Blutë po vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.  Njoftimi i policisë: Hamallaj, Durrës U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin Shërbimet e...