Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare dhe të peshkimit
Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka pezulluar lundrimin detar për të enjten për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Shkak për urdhrin është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të ndodhë mbas orës 08:00 të së premtes. Njoftimi i plotë Në bazë të parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21–22.08.2025, duke filluar nga ora 10:00 e datës 21.08.2025, në drejtimin JUG–JUGPERËNDIM, me forcë deri në 6–7 Bft, shpejtësi ere 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.5 deri në...