Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Suedia e gatshme të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, kryeministri Kristersson propozon mbështetje ajrore dhe detare
                            Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha sot se vendi i tij dëshiron të kontribuojë në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, si pjesë e një aleance vendesh që do të mbështesin përfundimin e luftës në Ukrainë. Suedia mund të ofrojë mbikëqyrje ajrore dhe burime detare, pavarësisht nga nevojat e përgjithshme dhe me kusht që të jetë e sigurt për ta bërë këtë, tha Kristersson për radion publike suedeze SR. Top Channel