Në prag të nisjes së Parlamentit, PD-PL bashkojnë forcat, zbulohet strategjia brenda dhe jashtë Parlamentit

Në prag të nisjes së Parlamentit, PD-PL bashkojnë forcat, zbulohet strategjia brenda dhe jashtë Parlamentit

Rinisja e Parlamentit ka vënë në lëvizje aleatët e opozitës të cilët po bashkojnë forcat për nisjen e Parlamentit te ri. Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka zhvilluat një takim me homologun e tij te PL-së Tedi Blushi për të koordinuar aksionin si brenda dhe jashtë Parlamentit. Aksioni brenda Parlamentit, por dhe organizimi i protestave të përbashkëta mësohet të ketë qenë fokusi i takimit që zgjati për rreth dy orë. Një ditë më parë Noka priti në zyrë edhe kreun e republikanëve Fatmir Mediu për të bashkuar aksionin politik brenda Parlamentit i cili nis më 10 shtator. Top Channel