Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Izraeli gati ofensivën e re në Gaza/ Macron paralajmëron: Do të çojë në katastrofë dhe rrezikon një luftë të përhershme
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur tonet ndaj Izraelit duke e cilësuar ofensivën e re të planifikuar në Gaza si një hap që “mund të çojë vetëm në katastrofë për të dy popujt” dhe që rrezikon të zhysë gjithë Lindjen e Mesme në një “luftë të përhershme”. Në një postim në X, Macron tha se ka zhvilluar biseda telefonike me mbretin Abdallah II të Jordanisë dhe presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi. Të tre liderët ndajnë bindjen se zgjerimi i veprimeve ushtarake izraelite në Gaza, që sipas raporteve do të fillonte me pushtimin e qytetit të Gazës, do të hapte një cikël të pafund dhune dhe destabiliteti. “Rrugëdalja e besueshme” e Macron-it Kreu i Elizesë parashtroi një plan me disa hapa të domosdoshëm: Armëpushim i përhershëm;...