Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Blushi: Kërcënimi me jetë i botuesit të News24 akt i terrorizmit shtetëror, i nxitur nga Kryeterroristi Rama
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas lajmit të kërcënimit me jetë të botuesit të News24 dhe Panorama Group nga persona të lidhur me pushtetin. Sipas Blushit ngjarja ndodhi fill pas rifillimit të transmetimeve të Neës24, televizion që u sulmua nga institucionet shtetërore, dhe gazetarët e kësaj media nuk u lejuan të ushtrojnë detyrën e tyre. “Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të “Fokus Media Group”, z. Irfan Hysenbelliu, si dhe i familjes së tij, një ditë pas rikthimit të sinjalit televiziv të “News 24” është një akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm i terrorizmit shtetëror, i nxitur drejtpërdrejt nga Kryeterroristi i fjalës së lirë, Edi Rama. Lëshimi nga zinxhirët i zagarëve të Narkoshtetit me urdhër politik për...