Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë
Në zonat ‘Kodra e Diellit’ dhe ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë do të ketë reduktim të përkohshëm të ujit të pijshëm. Lajmi është bërë i ditur nga Ujësjellësi Kanalizime Tiranë, i cili përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se kjo ndërprerje e ujit do të jetë për shkak të punimeve në rrjet. Njoftimi: Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. njofton se, për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit me ujë, në: Zonën “Kodra e Diellit” Zonën “Komuna e Parisit” do të ketë reduktim të përkohshëm në furnizimin me ujë të pijshëm. UKT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, dhe ju siguron se ekipet tona janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt. Faleminderit për mirëkuptimin.