Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Teleskopi ‘Webb’ zbulon një hënë të re rreth Uranit
Teleskopi Hapësinor “James Webb” ka zbuluar një hënë shumë të vogël që rrotullohet rreth Uranit, sipas “AP”- së. NASA njoftoi se objekti i ri qiellor është vetëm rreth 10 kilometra i gjerë dhe u pa me kamerën infra të teleskopit. Shkencëtarët besojnë se kjo hënë ka mbetur e fshehur për kaq gjatë për shkak të madhësisë së vogël dhe dritës së zbehtë, madje as sonda “Voyager 2”, gjatë fluturimit të saj pranë Uranit rreth 40 vite më parë, nuk arriti ta dallonte. Deri tani Uranit i njiheshin “28 hëna”, shumica të vogla dhe pranë planetit. Me këtë zbulim, numri i tyre shkon në 29. Hëna e re ende nuk ka marrë emër, por si traditë, hënat e Uranit pagëzohen me personazhe nga Shekspiri dhe Aleksandër...