Inflacioni në Eurozonë mbetet i pandryshuar në 2 %, ndërsa çmimet e energjisë vazhdojnë të bien

Inflacioni në Eurozonë mbetet i pandryshuar në 2 %, ndërsa çmimet e energjisë vazhdojnë të bien

Inflacioni vjetor në Eurozonë ishte 2.0% për muajin korrik 2025, duke qëndruar i pandryshuar nga muaji qershor për të dytin muaj radhazi në përputhje me objektivin e Bankës Qendrore Europiane.Sipas të dhënave përfundimtare të publikuara nga Eurostat, indeksi i çmimeve të konsumit mbeti i qëndrueshëm në baza mujore, pa asnjë ndryshim nga qershori, kur u regjistrua një rritje 0.3%.Krahasuar me një vit më parë, inflacioni në Eurozonë ka rënë ndjeshëm nga niveli 2.6% që ishte në korrik 2024. Në të njëjtën periudhë, inflacioni në Bashkimin Europian u rrit lehtë në 2.4%, nga 2.3% në qershor, por gjithsesi mbeti nën nivelin 2.8% të një viti më parë.Brenda Eurozonës, kontributin më të madh në normën vjetore të inflacionit e dhanë shërbimet, me +1.46 pikë përqindjeje, të ndjekura...