“Ashtu e ka ai”/ Albanese s’e vë ‘ujin në zjarr’ për  komentet e Netanyahut: Nuk marr asgjë personale

“Ashtu e ka ai”/ Albanese s’e vë ‘ujin në zjarr’ për komentet e Netanyahut: Nuk marr asgjë personale

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese u shfaq i pashqetësuar nga agresiviteti që reagoi kundrejt tij homologu izraelit Benjamin Netanyahu. “Nuk i marr personale këto gjëra, unë angazhohem me njerëzit në mënyrë diplomatike. Ai ka thënë gjëra të ngjashme edhe për udhëheqës të tjerë”, shprehet Anthony Albanese, kryeministër i Australisë. Përplasjet personale mes Netanyahut ndaj Albaneses i kanë përkeqësuar edhe më shumë raportet mes dy vendeve. Raportet u tensionuan pasi Australia javën e kaluar vendosi që të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në shtator. “Historia do ta kujtojë Albanesen për atë që është: një politikan i dobët i cili tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë e Australisë”, tha Netanyahu përmes një postimi në X një ditë më...