EMRAT/ Tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje në ambientet e një firme ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit

EMRAT/ Tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje në ambientet e një firme ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit

Policia ka arrestuar dy vëllezër që tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje në një firmë ndërtimi. Në pranga kanë rënë vëllezërit Gramoz Canka, 54 vjeç dhe Julian Canka, 40 vjeç, banues në Lushnjë. Ata u konstatuan mbrëmjen e djeshme nga shërbimet e policisë gjatë patrullimit në lagjen “18 Tetori”. Blutë konstatuan 2 vëllezërit që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi dhe i vendosën në pranga. Njoftimi i policisë: Lushnjë/ Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen në një firmë ndërtimi, gjatë natës. Vihen në pranga 2 vëllezër që u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e firmës, gjatë tentativës për vjedhje. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”,...